Baton Haxhiu shkakton irritim: Amnisti për krimet serbe në Kosovë

0 393

Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë jo të zakontë në televizionin T7. Duke folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, mes të tjerave ai ka thënë se ndër pikat e marrëveshjes duhet të jetë edhe Amnistia mes dy vendeve. Sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të dënohet më.

“Kemi tri elemente që duhet të ketë marrëveshja. E para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj. E dyta ka të bëj me amnistinë në të dy vendet, pas 20 vitesh s’kanë çfarë dënohen më njerëzit. Dhe e treta është definimi i veriut. Nuk ka probleme të tjera me marrëveshjen”.

Deklarata e Baton Haxhiut ka ngjallur irritim në rrjetet sociale. Ish-ministrit Ditmir Bushati u shpreh se këto qëndrime po dëmtojnë interesat e Kosovës. Kujtojmë që Serbia nuk ka pranuar kurrë krimet dhe masakrat ndaj shqiptarëve dhe ti amnistosh ato është si të fshish një pjesë të historisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.