Bayern Munich s’ka interes të nënshkruajë me Cristiano Ronaldo!

0 33

Bayern Munich nuk do të nënshkrojë kontratë me Cristiano Ronaldon, pasi e ardhmja e yllit portugez në Manchester United u vu në dyshim.

Gjigantët gjermanë, sipas BILD, nuk po kërkojnë që të sjellin sulmuesin në Mynih, mes thashethemeve që po qarkullojnë prej disa ditësh.

Mediat në Portugali pretendojnë se 37-vjeçari nuk është i kënaqur në United dhe kërkon të transferohet në një skuadër tjetër.

“Record” raporton se Ronaldo është shumë i frustruar dhe i ka vendosur klubit të tij aktual ultimatum: “Ngrini nivelin e lojës, ose do të largohem”.

Nga ana tjetër, Bayern por “lufton” për të ardhmen e sulmuesit të tyre Robert Lewandowski. Polaku dëshiron dëshpërimisht të bashkohet me Barcelonën, por Bayern deri më tani e ka refuzuar faktin se Lewandowski ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Pas lajmeve për pakënaqësinë e Ronaldos tek United, nisën thashethemet se portugezi mund të bëhej zëvendësues i Lewandowskit, por kjo tani duke se nuk ka gjasa që të ndodhë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.