BE do të diskutojë kërkesën e anëtarësimit të Ukrainës në bllok këtë javë

0 213

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë kërkesën e Ukrainës për tu bashkuar me bllokun 27-vendësh në ditët në vijim, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Solidariteti, miqësia dhe ndihma e paprecedentë e BE-së për Ukrainën janë të palëkundura. Ne do të diskutojmë kërkesën për anëtarësim të Ukrainës në ditët në  vijim”, shkroi Michel në Twitter.

Udhëheqësit e BE kanë planifikuar të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe ofertën e vendit për t u bashkuar me bllokun në një samit jozyrtar në Paris të enjten.

Leave A Reply

Your email address will not be published.