BE-ja mbyll kufijtë për Shqipërinë/Vasili: Rama i shërben vetëm izolimit

0 339

BE-ja më datën 1 korrik do të hapë kufijtë me 14 shtete por nuk përfshin Shqipërinë. Për dy javët e fundit, vendi duhet të ketë më pak se 13 raste të reja me Covid-19 për çdo 100 mijë banorë, në mënyrë që të hapen kufijtë.

Petrit Vasili, përmes një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së, teksa e cilësoi si një lajm të keq, pohoi se vendimi vjen nga menaxhimi mizerabël i qeverisë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama punon dhe i shërben vetëm izolimit të shqiptarëve.

”Çdo ditë më këtë̈ qeveri do të ketë̈ vetëm lajme të këqija, lajme të zeza, lajme të cilat nuk ngjallin asnjë̈ lloj shprese dhe prandaj, një̈ sahat e më parë duhet të çlirohemi nga kjo qeverisje, e cila nuk krijon asnjë̈ hapësirë perspektivë për asnjë̈ por krijon vetëm dëshpërim, mjerim ngado. Lajmet e fundit flasin qartë. Të gjithë̈ ju qytetarë e qytetare, hapni sytë̈ pasi çdo sekondë është̈ i çmuar dhe çdo sekondë i humbur në reagim ndaj gjithë̈ kësaj që ndodh ndaj kësaj qeveria fajtore, është̈ pastaj një̈ bashkë përgjegjësi me të. Koha për të lëvizur është̈ sot”.

Deklarata e plotë

Bashkimi Europian nuk e ka përfshirë Shqipërinë në vendet të cilat u hapen dyert në Europë për lëvizjen e lirë. Ky lajm shumë i rëndë, një tjetër hap negativ drejt izolimit të Shqipërisë he shqiptarëve vjen për shkak të administrimit, menaxhimit mizerabël që qeveria dhe Edi Rama i kanë bërë pandemisë Covid-19. Ju të gjithë mbani mend ekzaltimet histerike të kryeministrit, i cili kishte menaxhuar si askush në botë këtë pandemi, me rezultate të shkëlqyera pa marrë asnjë masë, ashtu sikurse thonte edhe vetë ai.

Sot shqiptarët paguajnë fatura shumë të rënda të një izolimi jo vetëm politik, por edhe ekonomik e psikologjik. Shqiptarët ndodhen tashmë të izoluar për shkak të një qeverisje që është kapur deri në fund nga kriminaliteti dhe korrupsioni i jashtëzakonshëm, e për këtë arsye e vuan këto pasoja kaq të rënda. Përpara qeverisë shqiptare ndodhen 15 ushte shumë të rëndësishme, shumë të forta, shumë impenjative, mospërmbushja e të cilave praktikisht ka izoluar vendin. Ky izolim ndodh me vullnet të plotë, pasi Edi Rama nuk është i interesuar ti përmbushë ato dhe të çliruar Shqipërinë nga izolimi për energji të reja dhe oportunitete të reja.

Çdokush do të mendonte që duhej të ndërtoheshin të gjitha instrumentat gjithëpërfshirëse, të të gjitha mënyrave se si faktorët politikë bënin më të mirën në emër të një sfide të përbashkët, pra ecjes drejt integrimit evropian, thënë ndryshe shpëtimit të Shqipërisë nga izolimi. Është shumë e qartë që Edi Rama është i interesuar që Shqipëria të jetë e izoluar. Shqipëria të jetë pa sy të miqve, partnerëve ndërkombëtarë që e kanë mbështetur këtë vend që në fillimet e pluralizmit, në momentet më të vështira të tij dhe në vazhdimësi. Nuk e do sepse e gjithë afera e zezë qeveritare që zhvillohet dhe konsumohet çdo sekondë në Shqipëri, kërkon errësirë, kërkon hije, nuk kërkon dritë dhe mbajtja larg Europës u shërben pikërisht këtyre momenteve. Shqiptarët sot vuajnë një izolim krejtësisht të padrejtë për shkak të një paaftësie të jashtëzakonshme dhe të një përdorimi politik dizuman që i është̈ bërë̈ pandemisë̈ nga Covid-19.

Të gjitha deklaratat politike, apo edhe profesionale të blera, nuk ndihmojnë̈ asgjë̈ pasi faktet janë̈ kokëfortë, flasin vet dhe pasojat po bien mbi shqiptarët. Ky lajm i ri. Shumë negativ i mijëra shqiptarëve të cilët lëvizin në Evropë̈ për të përmbushur mjaft probleme të karakterit ekonomik të tyre. Sipërmarrjet po kështu. Mijëra qytetarë të tjerë̈ të thjesht të cilët përdorin ato muajt e verës për të siguruar atë̈ minimum të ardhurash që i konsumojnë̈ gjatë gjithë̈ vitit. Pra që sigurojnë̈ mbijetesën e tyre, i kanë dyert e mbyllura dhe e nesërmja e tyre është̈ më e zezë, e më e errët se asnjëherë̈ më parë. Me pak fjalë, prodhohen izolim mbas izolimi dhe shqiptarët ndihen më keq se para viteve 90 ku kampet në botë ishin të ndara dhe ku hapja ishte një̈ proces shumë i vështirë̈ dhe traumatik. Sot ku e gëzojnë̈ të gjithë̈ vendet një̈ liri të tillë, shqiptarët po e humbasin.

Është̈ shumë e qartë qe ka vetëm një̈ shkaktar. Ka vetëm një̈ fajtor. Ka vetëm një̈ përgjegjës që është̈ qeveria e cila qëllimisht i shërben vetëm e vetëm izolimit. Çdo ditë më këtë̈ qeveri do të ketë̈ vetëm lajme të këqija, lajme të zeza, lajme të cilat nuk ngjallin asnjë̈ lloj shprese dhe prandaj, një̈ sahat e më parë duhet të çlirohemi nga kjo qeverisje, e cila nuk krijon asnjë̈ hapësirë perspektivë për asnjë̈ , por krijon vetëm dëshpërim, mjerim ngado. Lajmet e fundit flasin qartë. Të gjithë̈ ju qytetarë e qytetare, hapni sytë̈ pasi çdo sekondë është̈ i çmuar dhe çdo sekondë i humbur në reagim ndaj gjithë̈ kësaj që ndodh ndaj kësaj qeveria fajtore, është̈ pastaj një̈ bashkë përgjegjësi me të. Koha për të lëvizur është̈ sot. Faleminderit të gjithëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.