BE nuk njeh zgjedhjet në Bjellorusi, Meta: Mbështes qëndrimin e tyre

0 296

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbështetur qëndrimin e Bashkimit Evropian për të mos njohur zgjedhjet në Bjellorusi. Sipas tij, qytetarët e Bjellorusisë meritojnë të jenë pjesë e një vendi demokratik me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në kryeqytetin bjellorus dhe në qytete të tjera, qytetarët kanë zhvilluar protesta masive, duke kërkuar zgjedhje të reja. Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se vendi do të ketë zgjedhje të reja “vetëm nëse më vrisni mua.”

Bashkimi Evropian ka shprehur solidaritet me protestuesit dhe duke ushtruar presion ndaj presidentit të Bjellorusisë për gjetjen e një dialogu. “Mbështes qëndrimin e Bashkimit Evropian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.