Bebe Rexha vjen në Shqipëri: Dua të sigurohem që paratë e mbledhura do përdoren si duhet

502

Bebe Rexha ka thënë për Zërin e Amerikës se sot do niset për në Shqipëri për të ndihmuar personalisht pas të fuqishëm që tronditi vendin. Këngëtarja e njohur bëri këtë deklaratë përpara një koncerti të mbajtur në Baltimor, pjesë e një turneu së bashku me vëllezërit Jona.

 

Para tre ditësh Beba Rexha ka postuar një video në rrjetet sociale ku shprehte keqardhjen për tërmetin dhe njoftonte për një mbledhje fondesh për të ndihmuar me rimëkëmbjen.

Ajo tha gjithashtu se donte të shkonte personalisht dhe të sigurohej që paratë e mbledhura do të përdoreshin në mënyrën e duhur. Deri më tani në faqen e ngritur prej saj janë grumbulluar mbi 80 mijë dollarë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.