Belgjika çel sezonin turistik, ja si do të shkohet në plazh

0 299

Kur Europa po rihapet pak nga pak, edhe pse BE-ja ende nuk ka marrë një vendim fibnal për hapjen e kufijve, Belgjika ka krijuar një sistem të ri për të gjurmuar telefonat celularë, në mënyrë që të kufizojë grumbullimet masive në resorte dhe plazhe.

Me anë të këtij sistemi, autoritetet në qytetet bregdetare nuk po përpiqen të ndalojnë ardhjen e turistëve, por kërkojnë që ata të sillen në mënyrë të përgjegjshme, duke ecur në rruge më pak të ngarkuara.

Përgjatë bregdetit do të marrin sinjale nga celularët dhe do të paraqesin informacione të përditësuara në një faqe në internet, ku ngjyra e gjelbër do të nënkuptojë një zonë të qetë dhe ngjyra portokalli një zonë të populluar.

Autoritetet shpresojnë që kjo faqe të kthehet në referencë që njerëzit të mund të shohin sa të ngarkuara do të jenë resortet në ditët në vijim. Edhe pse Belgjika ka çelur zyrtarisht sezonin turistik këtë fundjavë por hyrja në det do të jetë e ndaluar deri në pikun e sezonit, kur do të fillojnë të patrullojnë rojat e plazheve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.