Belinda Balluku: Miratuam ndërtimin e 2 parqeve fotovoltaike në Korçë

0 35

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka informuar sot se janë kaluar disa VKM të rëndësishme për vendin. Balluku u shpreh se në Korçë janë miratuar ndërtimet e dy parqeve fotovoltaike, ku secili do të prodhojë nga 20 megavator. Sipas Ballukut 2% e prodhimit të energjisë në këto parqe do t’i kalojë shtetit.

Belinda Balluku: Sot kemi kaluar 1 projekt vendim për disbalancat të krijuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike. Sot prodhuesit nga hidrocentralet e vogla, disbalancat i mbulonte KESH, nga sot, të gjithë entitetet që prodhojnë energji dhe nuk janë prodhues të energjisë, do të paguajnë këto disbalanca. Shëndosh sistemin elektroenergjitik. Miratuam 2 parqe fotovoltaike që do të ndërtohen në qarkun e Korcës, pa mbështetje financiare nga shteti, privat, ky është lajm i mirë pasi është investim nga etnitetet vendase. Iniciativa të tilla mbështeten për të lëhtësuar rrugën borokratike, shteti shqiptar përfiton pasi 2% e energjisë së prodhuar gjatë vitit i jepet në formë produkti apo në formë pagese.

Kemi miratuar marrëveshjes hidrokarbure, për prodhimin e gazit natyror, Fraku dhe në atë të Povecës. Këto dy vendburime, do të kenë një rijetësim. Do investohen 500 mijë dollarë. Patëm dhe projektvendime për shpronësime.

Leave A Reply

Your email address will not be published.