Berisha akuzon Ramën: Testimi i kufizuar, vrasje nga armiku i padukshëm

0 301

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se testimi i kufizuar i popullatës nga qeveria për pandeminë e Covid-19, është vrasje nga një armik i padukshëm. Përmes një reagimi në facebook, ku sjell shembullin e Turqisë, Berisha thotë se qeveria po i bën një trajtim kriminal pandemisë në vend. ”Shqipëria pati dje 744 raste të reja me Covid-19 apo 265 raste për 1 milion banorë apo 26,5 raste për 100 mijë banorë. Pra Shqipëria pati dje 4 herë më shumë raste sesa Turqia me Covid-19”, shkruan ndër të tjera Berisha. Nga ana tjetër, testimi thotë ish-kryeministri, është arma kryesore për kontrollin e pandemisë.

Postimi i plotë

Perseri lidhur me qendrimin kriminal ndaj testimit te tutkunit te Surrelit! Miq, Testimi i kufizuar eshte vrasje nga armiku i padukshem! Nje krahasim per trajtimin kriminal te pandemise ne Shqiperi!

Miq, Turqia pati 7381 raste me covid 19 apo 89 raste per 1 milione banor apo 8,9 raste per 100 mije banore.
Shqiperia pati dje 744 raste te reja me covid 19 apo 265 raste per 1 milion banore apo 26,5 raste per 100 mije banore. Pra Shqiperia pati dje 4 here me shume raste se sa Turqia me Covid.

Por ne te vertet Shqiperia dje ka patur te pakten 8 here me shume raste me covid 19 se sa Turqia sepse Turqia beri dje 162 231 teste apo 1843 teste per 1 milion banore kurse Shqiperia beri dje 2505 teste apo 894 teste per 1 milion banore.

Pra Turqia me 4 here me pak raste se Shqiperia per 100 mije banor beri dje 4 here me shume teste per 100 mije banore. Turqia deri sot ka 150 vdekje per 1 milione banor kurse Shqiperia bazuar ne vdekjet spitalore ka 450 vdekje per 1 milion banor. Epidemiologu injorant dhe tutkun i Surrelit mban fjalime kunder testimit.

Miq, Testimi eshte diagnoze, eshte shpetim jete, eshte mbrojtje nga infeksioni per te tjeret, eshte arma kryesore per kontrollin e pandemise. Injoranca dhe ligesia njerezore e tutkunit te Surrelit po ju kushton qindra e qindra njerezve shendetin dhe jeten e tyre kurse shoqerise daljen jashte çdo kontrolli te pandemise se covid19. sb

Leave A Reply

Your email address will not be published.