Berisha: BE të hapë negociatat me Shqipërinë, të ndahemi nga Maqedonia

0 23

Ish-kryeministri Berisha përshëndeti vizitën e Charles Michel në Tiranë duke e cilësuar një mbështetje për integrimin e vendit në BE, por theksoi se nuk është muri bullgari që pengon rrugën e Shqipërisë, por muri i korrupsionit dhe krimit.

Berisha kërkoi nga BE hapjen e negociatave për Shqipërinë duke theksuar se kjo është mënyra më e drejtë për të vetëdijësuar qytetarët shqiptarë mbi shkakun e vërtetë të bllokimit të procesit të integrimit për ata.

“Mos hapja e negociatave është një akt me pasoja të rënda, qoftë për vendin, qoftë për rajonin. Pasi, në njërën anë themi se persepektiva është, nga ana tjetër nuk hapen negociatat duke bërë që çdo vit e më tepër zgjerohet mundësia për koncepte të tjera partneriteti. Së dyti, siç theksova, shkaku i vërtetë i mos hapjes së negociatave, nuk është muri bullgar, por muret e krimit, drogës dhe vjedhjeve në Shqipëri”, tha Berisha duke shtuar se ishte gabim çiftimi i vendeve.

“Integrimi i vendeve është individual. Mua më vjen keq që Maqedonisë nuk iu hapën negociatat tre vite më parë. Maqedonia është më para nesh në standarde. Tani u ka dalë problemi bullgar. BE ka parimin e mos importimit të problemeve me fqinjët. Shqipëria nuk ka asnjë interes që të jetë bashkë me Maqedoninë në proceset integruese në BE. Sepse kjo krijon një problem serioz me keta qeveritarë të papërgjegjshëm që ka Ballkani. Sepse këta kanë lidhje me krimin. Dhe rruga e vetme për të ndikuar në standarde dhe kritere është hapja e negociatave dhe më pas të bëhen hapa sipas performancës”, tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.