Berisha: Edi Rama e shiti detin, akt tradhtie kombëtare

0 346

Pas deklaratave nga Greqia dhe votimit sot në parlamentin grek, ku kryeministri i Greqisë ka thënë fjalët më të mira për kryeministrin Rama në lidhje me 12 miljet detare, ka reaguar ish-kryeministri Berisha.

Berisha thotë ndër të tjera se ”Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendia, deklaroi dje publikisht se si rezultat i marrëveshjes së fshehte Rama-Dendia për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë nga 6 ne 12 milje në detin Jon, dheu helen zmadhohet me një sipërfaqe prej 13 000 milje, kurse Shqipëria automatikisht humbet nga zgjerimi i dheut helen, mbi 3 000 milje ujëra territoriale, shelf kontinental dhe zonë ekskluzive ekonomike e triliona euro depozita nënujore të gazit dhe naftës, të cilat aktualisht gjenden në ujërat territoriale të Shqipërisë dhe me zgjerimin nga 6 në 12 të ujërave territoriale të Greqisë, kalojnë në territorin ujor të republikës helenike”.

Me tej Berisha thekson se ”Ndërkohë që në të gjithë gjatësinë e zonës, ku distanca ujore midis dy vendeve është nën 24 milje, Shqipëria dhe Greqia do të marrin barabartë në raport 1:1 dhe jo në raport 2:1 siç merrnin para marrëveshjes së fshehtë Rama – Dendia kur Shqipëria ishte me 12 milje dhe Greqia me 6 milje ujëra territoriale në detin Jon. Si përfundim, deklarata e Nikos Dendia fakton qartë dhe përfundimisht shitjen në një akt tradhtie të lartë kombëtare nga ana e Zografit Bis, të territorit ujor, pasurive përrallore nënujore dhe hapësirës ajrore së Shqipërisë”,-përfundon ish-kryeministri Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.