Berisha homazhe në presidencë në nder të Bujar Nishanit: Një nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë

0 19

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë homazhe në presidencë në nder të ish-presidentit Bujar Nishani i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani.

Në përfundim të homazheve në një deklaratë për gazetarët, Berisha e konsideroi Nishanin një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Ai u shpreh se sot Nishani mungon fizikisht por është shpirtërisht midis nesh duke e vlerësuar atë për kontributin e tij të veçantë gjatë kohës kur drejtonte institucionin e presidentit.

“Nderimin tim më të madh. Për të ndarë me Odetën, Ersin dhe Fjonën zinë e kësaj gjëme të madhe që u ka rënë atyre. Miqve të afërmve dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që kanë pasur te Bujar Nishani një qytetar shembullor. Një prind të shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba fisnik. Shteti shqiptar ka pasur një nga shtetarët më dinjitozë në historinë e tij.

Shqiptarët një nga shërbëtorët më të përkushtuar të tyre, Bujar Nishani ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi i ngushtë por edhe një miqësi e përsosur që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj rënie, përkundrazi erdhi gjithnjë duke u forcuar. Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta. Dhe ai sot fizikisht nuk më mes nesh por e vërteta është se shpirtërisht është i gjallë. Është përjetësisht i gjallë.

Në memorien time dhe atyre që patën fatin ta njohin si mik dhe bashkëpunëtor. Ndaj dhe duke ndarë sot dhimbjen dhe zinë me familjen Nishani, miqtë dhe të afërmit e mia dhe shqiptarët që humbën sot ish kreun e shtetit që dha në atë detyrë dinjitet të madh për institucionin e presidencës. I paharruar kujtimi i tij”, tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.