Berisha: Janë vjedhur 60 milionë euro duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile

0 28

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot te dhenat e reja qe kane dale per skemen e vjedhjes se parave te buxhetit te shtetit permes inceneratoreve.

“Qytetarët janë njohur tashmë me mënyrën e paimagjinueshme të vjedhjes së parave të thesarit të shtetit duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile, njerëz të cilëve u kanë vjedhur kartat e ID, njerëz që nuk kanë asnjë lidhje, por vetëm një fat, mafia qeveritare e djegësave ka vendosur t’i përdorë ata për të vjedhur gjatë kësaj periudhe 60 milionë euro.

Ndërkohë që qytetarëve që përballen me rritje të papërmbajtshme të çmimeve nuk u kompensohet një qindarkë e vetme”, tha Beisha.

Sipas Berishës, “në këtë periudhë krize të madhe Edi Rama nuk njeh kufij me vjedhjet e tij dhe me kabinetin e tij,

Çon te Zoto, Mërtiri te ushtarët e vet të hajnisë me aferën e djegsave cdo ditë 80 mijë euro për të treguar karakteri qesharak të procesit të hetimit që zhvillohet sot ndaj kësaj afere.

Pra kemi të bëjmë me një person dhe një qeveri për të cilin qytetarët shqiptarë nuk ekzistojnë, ekzistojnë vetëm për tu vjedhur, mashtruar e nënshtruar.

Këto përgjigje do i japë protesta nesër dhe në vijim. Klima, entuziasmi është shumë i madh, pakënaqësia është e pakufishme, le të bëjmë gjithcka për të shndërruar protestën e mesazhin tonë në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.