Berisha në krye të PD, Duma: Duhet respektuar vullneti i demokratëve

0 23

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një prononcim për mediat ka folur për zgjedhjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD.

Sipas saj, duhet respektuar vullneti i demokratëve dhe se e njeh Berishën si lideri që krijoi dhe është në themele të PD. Duma u shpreh se Berishën do ta respektojë për personalitetin e tij.

“Unë e njoh Sali Berishën si lideri që krijoi dhe është në themel të PD, do ta respektoj për të gjithë personalitetin e tij dhe do të di të përgjigjem për momentet më të vështira të PD dhe për të njohur vullnetin e shqiptarëve. Megjithatë nevojitet reflektim, edhe nga Sali Berisha. Berisha të zgjidhte edhe çështjen gjyqësore për non grata dhe do të na nderonte të gjithëve. PD kërkon një zgjedhje të madhe drejt të ardhshmes. Çështja e non grata do të na jetë një ‘shpatë demokleu’ në rrugën drejt fitores, ai e di mirë këtë. Unë kam dalë në publik dhe kam thënë që në rast se Salin Berisha e konsideronte si fëmijë PD-në ajo duhet lënë e lirë. Këtë kam thënë unë, jo se më ka munguar respekti. Pesha e tij te demokratët siç duket qenka më e madhe se e të tjerëve. Dhe vullneti i demokratëve duhet respektuar. Ringritja e Partisë Demokratike do të vijojë edhe me Sali Berishën”,-tha Duma.

Leave A Reply

Your email address will not be published.