Berisha njofton zhvillimin e një tjetër proteste! Ja qyteti i përzgjedhur për të vijuar “revolucionin”

0 197

Sali Berisha ka njoftuar një tjetër protestë këtë të dielë në qytetin e Shkodrës.

“Revolucioni nuk ndalet, dhe ju garantoj unë ju që selia do i rikthehet PD”, theksoi Berisha për mediat pas marrjes në pyetje nga Prokuroria për protestën e dhunshme të 8 janarit.

Pyetje: Do ketë një protestë tjetër si 8 Janari?

Sali Berisha: Së pari një herë ftoj demokratët e Shkodrës ditën e dielë në orën 11 në Pallatin e Sportit.

Revolucioni nuk ndalet, dhe ju garantoj unë ju që selia do i rikthehet PD.

Statuti i PD i votuar nga 4900 delegatë në 11 dhjetor ka një nen në të cilin sanksionon se selia e PD ëshë ajo ndërtesë që sot Lulzim Brava e ka shndëruar në cerdhe krimi bunker të turpit të historisë.

Do kthehet selia demokratëve s’ka forcë në botë që t’u marrë dot selinë ta shndërrojë në kulla.

Pyetje: Demokrtatet e Shkodres i ftuat në një takim te dielen, do i riktheheni foltores apo po thërrisni një protestë?

Sali Berisha: Foltorja u mbyll me Kuvendin, tani do ketë takime dy lloje. Takime të fuqishme me qytetarët gjithcka në funksion të një strategjie në largim të narkoshtetit dhe përgatitjes së terrenit për protesta të fuqishme.

Nuk mundet kurrë të pajtohet një popull me kufoma politike që i vjen era në gjithë Evropën.

S’mund të pranojnë lidhje të tmerrshme me krimin të gërshetuar qeveri e një grup i Bash-Bardhës.

Do ketë pastaj tryeza të rrumbullakëta në të cilat do elaborohen mendime për fusha të ndryshme. Do ketë veprimtari multidimensionale, pa asnjë lloj dyshimi selia do i rikthehet PD-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.