Berisha për Kuvendin e 30 prillit: Për herë të parë gratë dhe të rinjtë janë shumica

0 48

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar procesin e votimit të mbajtur ditën e shtunë në Kuvendin e PD ku u zgjodh edhe Këshilli i ri Kombëtar.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët në selinë blu, Berisha u shpreh se me 30 prill u arkivua në harresë kryetarokracia duke u zhvilluar jë proces transparent me propozimet e anëtarsisë.

Ai po ashtu u shpreh se ccdokush që mund të ketë dyshime për votat mund të kërkojë rinumërin në jë të drejtë absolute për ta.

“Në këtë proces është votuar apo kanë garuar qindra e qindra kandidatura. Asnjë prej tyre i sugjeruar, i përzgjedhur apo i emëruar nga instancat e kësaj partie. Të gjithë kanë qenë propozime të anëtarësisë apo vetë-iniciativë. Pra, jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike, por u arkivua në harresë ajo që quhet kryetarokraci. Pa këtë proces janë zgjedhur kandidatët më të mirë, janë votuar përfaqësues të shkëlqyer të demokratëve dhe demokrateve dhe si kurrë ndonjëherë më parë historinë e kësaj force në 8 degë të PD kanë fituar 8 zonja të nderuara. Nëse kthehemi në fillimet e këtij revolucioni ju do të gjeni zotimin tonë se cdo njeri do të ketë të drejtë të verifikojë votën e tij. 3 ditë më parë midis 460 kandidaturave u votuan 150 prej tyre dhe u zgjodhën anëtarë të Këshillit Kombëtar. Risia ishte e madhe, një hap i madh i PD drejt konstituencave që janë të saj, grave dhe të rinjve. Në këtë zgjedhje për herë të parë gratë dhe të rinjtë janë mbi 50% e këtij Këshilli. Është e pashmangshme që në një votim të tillë të mos hetë zemërthyerje dhe hatërmbetje. U them në mënyrën më miqësore qoftë edhe dyshimin më të vogël që mund të ketnë le të kërkojnë rinumërimin votë për votë të kandidaturës së tij. Ccdo njeri që dëshiron do ketë të drejtë t’i kontrollojë, rinumërojë fletët e votimit.”tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.