Berisha provokon Ramën me një shkresë urgjente në Parlament

0 21

Ish kryeministri Sali Berisha ka provokuar sot pasardhësin e tij Edi Rama duke dorëzuar një shkresë të firmosur krejt tij, në Parlament, ku kërkon që brenda pak ditësh shefi i qeverisë të dalë para deputetëve në një mocion me debat publik urgjent.

Kërkesa e firmosur nga Berisha dhe 10 deputetë të tjerë të opozitës, vjen si reagim ndaj deklaratës paralajmëruese dje të Ramës në Bruksel ku tha se Shqipëria nuk do të presë më që çelja e negociatave për anëtarësim në BE të zvarritet për shkak të problemeve të Maqedonisë me Bullgarinë dhe duhet të shkojë e vetme në këtë proces.

Për Berishën kjo deklaratë është skandaloze, turpëruese, keqdashëse dhe në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë pikë nuk është e qartë si do të reagojë Rama. Nga njëra anë ligji e detyron të paraqitet sipas kërkesës e nga ana tjetër ak ka deklaruar disa herë publikisht se nuk do të përfshihet në asnjë lloj debati, diskutimi apo marrëveshjesh me Sali Berishën dhe partinë e drejtuar prej tij.

Më herët dje, parlamenti i kontrolluar nga Rama, rrëzoi një rezolutë të propozuar nga Berisha për dënimin e krimeve serbe të luftës në Selenicë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.