Berisha publikisht kundër Metës: Shkeli Kushtetutën, nuk mund të firmosë dekret jashtë vendit

0 26

Kreu i PD, Sali Berisha, del kundër Presidentit Ilir Meta për dekretimin e lirimit nga detyra të Bajram Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm, duke i hapur rrugë kandidimit të tij për President.

Presidenti Meta e dekretoi sot lirimin nga detyra të Begajt nga Turqia, ku ndodhej në një vizitë zyrtare, por një gjë e tillë nuk lejohet, sipas Berishës.

Ky i fundit tha se Presidenti e humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij.

“Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, Kryetar Shteti është kryetari i Parlamentit. Ky është rregulli i Evropës. Nuk e imagjinonim që mund të kishte një shkelje të tillë kushtetuese. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të Kushtetutës. Ndaj kërkova ta bëj këtë deklaratë në Kuvend, por zonja Linda që e ka si me celës Parlamentin, nuk ma dha fjalën. Nuk ka sallë asambleje në botë, përfshirë ajo e OKB, që kur kërkon fjalën për cështje procedure, nuk të jepet fjala, kjo ndodh vetëm në Parlamentin shqiptar, që znj. Lindita e përdor si dyqanin e vet”, tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.