Berisha publikon deklaratën bombë të ish-këshilltarit të Trump: Shkëmbimin e territoreve e kërkuan Thaçi-Vuçiç

0 316

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në facebook, ka shpërndarë deklaratën e fortë të ish-këshilltarit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Në kulmin e situatës politike ardhur nga aktakuza e Hagës për liderët e Kosovës, sipas John Bolton, shkëmbimin e territoreve e kërkuan Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Bomba e ish-këshilltarit të Trump: Shkëmbimin e territoreve e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç. Miq, po e postoj për ata qe nuk kanë të qartë se pse aktakuza për Miladinin shqipfolës shpërfytyroi Zografin Bis dhe pse ajo akt akuzë ishte shpëtimtare për Kosovën dhe kombin shqiptar”,- shkruan Berisha.

Ambasadori i karrierës ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçi, si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar.

Postimi i plotë

Bomba e ish-këshilltarit të Trump: Shkëmbimin e territoreve e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç. Miq, po e postoj për ata qe nuk kanë të qartë se pse aktakuza për Miladinin shqipfolës shpërfytyroi Zografin Bis dhe pse ajo akt akuzë ishte shpëtimtare për Kosovën dhe kombin shqiptar.sb

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton vendos më në fund të flasë pa dorashka.
Ambasadori i karrierës ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar” ka thënë ai për emisionin “Fokus” të gazetarit Robert Papa. Bolton në intervistën ku ka folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane, por ka theksuar ai nëse dy vendet arrinin marëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë ti dilte kundër.

“Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte”, është shprehur ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.