Berisha thirrje për protesta të fuqishme: Jemi i vetmi vend monist në Europë!

0 34

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për protesta masive kundër qeverisë.

Gjatë një takimi me bizneset e vogla, Berisha u garantoi se programi i PD për biznesit do të hartohet nga vetë bizneset.

Shqipëria, tha Berisha, është i vetmi vend në Evropë pas Bjellorusisë me regjim monist, pasi të gjitha institucionet e pavarura janë në duart e një partie.

“Problemi juaj madhor është problemi i vendit, është problemi jo vetëm i juaji. Sot ne pas Bjellorusisë së Lukashenkos ne jemi vendi i vetëm në Evropë me regjim krejtësisht monist. Sot si kurrë ndonjëherë, duke filluar nga portieri i ministrisë tek ministri, nga portireri i cdo institucioni të pavarur tek titullari, nga portieri i gjykatës tek drejtuesi i gjykatës, SHISH etj., të gjitha janë në duart të një partie.

Jemi rikthyer në monizëm. Një regjim që bazohet në uzurpimin total të pushteteve nga një parti.

Ju garantoj se çfarëdo që të bëhet apo themi, nëse nuk vendosim ti kundërvihemi me protesta të fuqishme, cdo vit e më e rëndë do bëhet gjendja jonë, si shoqëri, biznes intelektualë dhe shqiptarë”, tha Sali Berisha.

Ish-kryeministri ngriti shqetësimin edhe te rritjes se cmimeve: “Në vitin 1991 ato dyqane që ju hapët ishin hapat e parë, por instikti i lirisë u shtynte ju që herë pas here të ulni që të gjitha qepenat dhe ajo grevë e juaja, ajo lemeriste regjimin. Ajo kishte një rëndësi të jashtëzakonshme. Sot ne paguajmë çmimin më të lartë në botë në proporcion me rrogën për naftën. Paguajmë çmimin që paguajnë zviceranet që kanë rroga 10 herë më të larta se ne.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.