Berisha: Vizita në Berlin, si fundi vetëvrasës i Edvinit

0 312

Nga ish-kryeministri Sali Berisha

Java: Nga dështimi në dështim.

Pas Bujrum Dajakut në Marmara dhe darkës së Kapitullimit në Athinë e damkosjes publike nga Bakojanis, si kukull në duart e të tjerëve, që punon kundër vendit të vet, Berlini do të shënonte për Edvin Hajdutin fundin vetëvrasës politik të një gangsteri të zhveshur nga çdo parim, ligj, normë apo moral dhe interes tjetër, përveç pushtetit të tij personal.

Ai, në një rast të paprecedentë, u nis për në Berlin pasi njoftoi me mediat e kontrolluara prej tij për takime me Kancelaren Merkel, drejtues të Bundestagut dhe përgjegjës kryesorë të zgjerimit të BE e politikës së jashtme të Gjermanisë. Mirëpo në Berlin i ndodhi ajo që në memorien historike të atij metropoli nuk ka ndodhur kurrë me një kryeministër të ndonjë vendi tjetër. Edvin Droga në Berlin nuk u prit nga Kancelarja Merkel dhe asnjëri nga zyrtarët e rëndësishëm të Bundestagut apo politikës së jashtme të Gjermanisë, që ai kishte paralajmëruar.

Kjo ndodhi, pasi ai para nisjes për Berlin me mediat e kontrolluara prej tij, i mashtroi qytetarët shqiptarë për takimet e nivelit më të lartë që do të kishte në Gjermani duke besuar se nëpërmjet këtij mashtrimi do të mund t’u diktonte axhendën, Kancelares Merkel dhe politikanëve të tjerë më të lartë të atij vendi.

Të njoftosh për takim me kancelaren e Gjermanisë apo dhe kryeministrin e çdo vendi pa rënë paraprakisht dakord për takimin është një akt birboje i papranueshëm dhe i turpshëm e i papërgjegjshëm. Edvin Droga jo vetëm nuk u prit në takimet që kishte paralajmëruar por udhëtimi i tij privat në Berlin u përcoll nga mediat e mëdha gjermane publike dhe ato private sikur të ishte persona nongrata ose së paku, siç themi ne shqiptarët si ai që “shkon pa ftuar dhe e gjen pa shtruar”.

Kështu, Edivi regjistroi në rrafshin ndërkombëtar fundin e turpshëm dhe të merituar politik, dështimin më të hidhur më spektakolar, që kryeministri i një vendi mund të ketë pësuar ndonjëherë. Me të drejtë analistët kanë shtruar pyetje pse Rama u largua nga Berlini i përçmuar nga mediat, pa takuar asnjëri përveç Duçkës së tij? Mendimet janë të ndryshme.

Për disa ai nuk u prit sepse tashmë është e qartë si drita e diellit se ai ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbi të Evropës dhe ka ndërtuar këtu narkoshtetin e parë në kontinentin e vjetër. Në këtë kontekst ai nuk mund të konsiderohet më kryeministër i një vendi, por kryebos mafioz i një qeverie të mafies së drogës të atij vendi. Të tjerë besojne se shkaku me kryesor i mospritjes se tij qendron ne shnderrimin e drejtesise ne dege te ekzekutivit, asgjesimin Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese dhe shtetit ligjor ne Shqiperi. Te trete besojne se ai nuk u prit sepse ai ka shnderruar Shqiperine ne qender operacionale te krimit te organizuar nderkombetar dhe vendin me te korruptuar te Europes.

Kurse nje kategori tjeter konsiderojne si shkak kryesor lojen e tij te rrezikshme qe se bashku me argatin e Beogradit ne Prishtine dhe padronin e tyre Vuçiç bene me kufinjte e Kosoves me te cilen po çonin Ballkanin ne konflikte te reja. Nuk ka asnje dyshim se te gjithe keta faktor kane peshen e tyre ne alergjine nderkombetare qe ekziston sot ndaj Edvin Hajdutit dhe mjerisht dhe Shqiperise, te cilen ai e ka shnderruar ne delen e zeze te Europes, vendin kampion per rekordet me te zeza: per azilkerkuesit, krimin, drogen, trafiqet e tjera kriminale, larjen e parave, skllaverine e femijve, etj etj.

Miq, te gjithe keta faktor se bashku kane bere qe Shqiperise ti myket tapeti i kuq sepse prej vitesh nuk shtrohet pasi delen e zeze nuk duan ta vizitojne me diplomate te rendesishem, ministra apo shtetare te vendeve perendimore, ne vizita direkt dhe as gjate vizitave te tyre ne vendet tjera te rajonit. Madje perçmimi nderkombetare ndaj Edvinit ka arritur kulmin kur burreshtetasit e huaj per te shmangur nje efekt negativ mediatik ne vendet e tyre me njerezi shmangin edhe fotot me te ne Samite dhe takime nderkombetare apo arrijne deri sa dhe ta perjashtojne per shkak te atleteve nga fotot kolektive, siç ndodhi me rastin e takimit rajonal te zevendes Presidentit Pence ne Podgorice.

Kurse ne rastet kur ata si mikprites te samitit apo takimit jane te deryruar nga protokolli ta presin ne holl me shtreengim te duarve dhe te bejne foton e rastit me te, kane arritur deri aty sa qe per shkak te shkeljes se protokollit nga ana e tij ti bejne edhe spote tallese televizive siç beri rrjeti televiziv publik i Mbreterise se Bashkuar BBC per atletekuqin e padenje dhe qesharak per takime dhe samite nderkombetare. Por mendoj se faktori me kryesor i qendrimit asgjesues te Berlinit ndaj tij ishte vetevrasja politike qe Edvini kreu para se te shkonte me grisjen e marreveshjes se 5 qershorit te ndermjetesuar me perkushtim te veçante dhe te pershendetur pas arritjes nga Departamenti i Shtetit, Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe Bundestagu i gjerman.

Me kete akt vetevrases Edvini doli cullak para botes si nje birbo, zuzar i vertet per te cilin parimi pacta sund servanda nuk ekziston dhe se per pushtetin e tij ai nuk njeh asnje norme, parim, moral apo ligjor kombetar apo nderkombetar. Ne kete kontekst Berlini ishte thjeshte nje goditje meshire per kufomen politike Edvin Kristaq Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.