Berisha zbërthen aferën e inceneratorëve: Rama dhe Agaçi janë arkitektët!

0 152

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend se arkitektët e skandalit të inceneratorëve janë Edi Rama dhe Engjëll Agaçi.

“Afera e inceneratorëve është afera më klasike e një vjedhje, e cila ka një zinxhir hajnash, por ka për kryehajn, një njeri: Edvin Kristaq Ramën. Kjo, jo se unë e konsideroj atë njeriun më të rrezikshëm për vendin apo shumë gjëra të tjera, por sepse ai dhe don Agaçio janë dy arkitektët e kësaj afere, ndër më të turpshmet, më kriminalet në historinë e këtij vendi.

Le t’i marrim me radhë: nis një procedurë nga Ministria e Mjedisit, pa pasur asnjë qindarkë të parashikuar në buxhet, por ai kishte të gjitha garancitë se fondet do të jepeshin, dhe fondet mund të jepen vetëm nga një person, nga kryeministri. Natyrisht me pëlqimin dhe përfitimin e Arben Ahmetajt, çka nuk e bëri, Shkëlqim Cani, edhe pse nuk kam pasur konsideratë për të. U fituan aty, të paktën 13 milion euro. Këtu përmendni emrat e Gugales, Zotos dhe të tjerëve. Ata janë vetëm ushtarë në këtë aferë të tmerrshme që nuk ekziston për kreun e Meduzës.

Oreksi vjen duke ngrënë. U krijua mekanizmi. Qeveritarët përvetësuan 13 milionë me djegësin e Elbasanit. Tani o burra edhe më shumë. Të njëjtën gjë bënë me djegësin e Fierit. Qytetarët e Fierit të udhëhequr nga Luan Baçi protestuan për 3 muaj. Nuk u shitën dhe nuk u blenë, çka nuk e bëri një orë të vetme ish-kreu i opozitës në Tiranë.

Së fundmi, gjithnjë ai që vjedh një miliard, më thoshte një mik i imi, ambasador i SHBA në OSBE, duan të vjedhin miliardin e dytë. Oreksi vjen duke ngrënë. I njëjti mekanizëm me djegësin e Tiranës. Por tani lëshohet si lukuni Lal Plehu. Arben Ahmetaj tërhiqet sepse e kupton se vjedhja mori përmasa të mëdha. E vërteta është se me djegësin e Tiranës, qeveritarët ndanë të paktën 65 milionë euro të paktën,” tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.