Besi dhe Xhensila, tregojnë ndihmën për rindërtimin e shtëpive në Bubq

2

Me mijëra shtëpi dhe pallate janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit që ndodhi në Shqipëri, ndërkohë që banesat e dëmtuara janë kryesisht në Durrës, Pezë të Tiranës dhe në Bubq të Krujës. Aktori Bes Kallaku u intervistua sot nga Tv Klan, pasi ka disa ditë që gjendet pranë banorëve të Bubqit.

I prekur nga kjo situatë që ka kapur zonën ku ai është rritur, aktori i njohur i humorit tregoi se do të hapë një numër llogarie vetëm për donacione për Bubqin si dhe do të dhurojë së bashku me Xhensilen shumën e 5 milionë lekëve të vjetra.

Gjithashtu, të gjitha fitimet e filmit më të fundit të tij “Falco” do të jenë për këtë kauzë. Besi kërkoi edhe mbështetjen e biznesmenëve dhe dashamirësve për familjet që kanë mbetur pa shtëpi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.