Beteja për 25 prillin, në Dibër PS e PD në garë me dy ish-kryebashkiakë

0 319

Për zgjedhjet e 25 prillit, PS-ja dhe PD-ja kanë zgjedhur dy ish-kryetarë bashkie si drejtues politikë për qarkun e Dibrës. Dionis Imeraj deri para pak javësh ishte në krye të kësaj bashkie, ndërsa demokrati Xhelal Mziu vjen në Dibër pas 3 mandatesh si kryebashkiak i Kamzës. Në vitin 2017 PS fitoi 2 mandate në Dibër, 2 Partia Demokratike dhe nga një LSI e PDIU.

Imeraj ashtu si të gjithë drejtuesit socialist është renditur në një pozicion jo të sigurt, por ish-kryebashkiaku shpjegon se kjo lidhet me synimin e mazhorancës për 25 prillin. ”Një ekuacion strategjik i fushatës për të arritur objektivin tonë të 3 mandateve në qarkun e Dibrës. Aspak nuk është as pjesë sakrifice, as pjesë imponimi, por është thjesht një luftë për të marrë mandatin e tretë”.

Përballë tij Xhelal Mziu është renditur i pari dhe synimi i tij është që të tregojë se në Dibër humbjet kanë qenë si pasojë e presioneve mbi zgjedhësit duke iu referuar dosjes së famshme “184”.

”Jemi në një qark, i cili në këto 8 vite ka qenë një eksperiment se si mund të merren votat edhe pa dëshirën e votuesit. Por sot besoj se kanë ndryshuar shumë gjëra në raport me zgjedhjet e kaluara. Jemi absolutisht të bindur që do ta maksimalizojmë votën dhe që do të marrim 4 nga 5 mandatet që ka qarku i Dibrës”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.