Beyonce zbret në fushë, apel për zgjedhjet në SHBA

0 44

Shpesh artistët përzihen me politikën. Është Beyonce ajo që ka zbritur në gushë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Nuk e bën drejtpërsëdrejti por me një ftesë për votim që është një thirrje e vërtetë nën armë kundër Donald Trump.

”Duhet të votojmë sikur jetët tona të vareshin nga kjo sepse është pikërisht kështu. Votimi në zgjedhjet e ardhshme është mënyra për ti dhënë fund një sistemi racist dhe të pabarabartë”.

Një mesazh ky që i drejtohet qartësisht komunitetit afro amerikan, vota e të cilit mund të jetë vendimtare në rizgjedhjen ose jo të presidentit aktual. Ceremonia e ”Bet Awards”, e transmetuar online për shkak të pandemisë së Covid-19, është përqendruar shumë në tema si racizmi dhe dhunimi i të drejtave.

Beyonce  më 31 korrik do të publikojë albumin e saj Black is King. “Zërat tuaj duhet të dëgjohen, po i dëshmoni paraardhësve tuaj se lufta e tyre nuk ka qenë e kotë”, tha Beyonce duke iu drejtuar publikut afro amerikan dhe aktivistëve anti racistë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.