Biberaj-Borrell-it: Jo ndryshime kufijsh. Mos e përkëdhel Serbinë

0 397

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Aleksandër Biberaj përmes një postimi në facebook, ka komentuar deklaratën e shefit të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Joseph Borrell, i cili ka deklaruar se “nëse palët bien dakort, pra Kosova dhe Serbia, mund të ketë edhe shkëmbim territoresh”. Ai thotë se kur BE-ja është totalisht e angazhuar me situatën e pandemisë por që sipas tij, Borell gjen kohë që të merret me Kosovën, ”nuk përjashtohet mundësia që deklaratat e tij të sponsorizohen nga Beogradi”.

Postimi i plotë

Z.Borell nuk do të ketë ndryshime kufijsh në Kosovë dhe mos vazhdoni të përkëdhelni Serbinë! Kërkojini politikës serbe se përpara se të aspirojë për Integrim në BE, të kërkojë falje për krimet dhe masakrat e kryera në Ballkan në vitet 90! Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së pa njohur shtetin e Kosovës bazuar në sovranitetin dhe integritetin territorial të saj!

Të dashur miq,

Fatkeqësisht, shefi i politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, ish-ministri i jashtëm Spanjoll, Joseph Borrell, ka deklaruar se “nëse palët bien dakort, pra Kosova dhe Serbia, mund të ketë edhe shkëmbim territoresh”. Kjo deklaratë e z. Borell shkon në kundërshtim me të gjitha parimet bazë mbi të cilat u themelua BE-ja si dhe traktate respektive që janë edhe kolonat që mbajnë akoma BE-në e bashkuar. BE-ja ka si parim bazë të saj integrimin dhe jo dezintegrimin.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i raportueses së Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila është shprehur se “Jam e befasuar, dhe nuk jam e vetëdijshme rreth ndonjë debati dhe posaçërisht rreth ndonjë qëndrimi të BE-së, sa i përket shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi”.

Ndërkohë që BE-ja është totalisht e angazhuar në kalimin e situatës së pandemisë është shumë e çuditshme që  Borell gjen kohë që të merret me Kosovën, nuk përjashtohet mundësia që deklaratat e tij të sponsorizohen nga Beogradi ose nga aleatët e Beogradit, disa shqip-folësit që po sponsorizojnë edhe ndarjen e Kosovës, gjë e cila nuk ka për të ndodhur kurrën e kurrës!

Leave A Reply

Your email address will not be published.