Biden i kërkon Vuçiçit të njohë Kosovën

0 69

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka kërkuar presidentit serb, Aleksander Vucic, njohjen e Kosovës. Këtë ai e ka bërë në një letër urimi, drejtuar Vuçiç, në ditën e shtetësisë së Serbisë.

SHBA, thuhet në këtë letër, mbështet qëllimin e Serbisë për integrim evropian dhe e inkurajon atë të vazhdojë të ndërmarrë hapat e vështirë për arritjen e këtij qëllimi, përfshirë realizimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, me fokus tek njohja e ndërsjellët.

Letra e presidentit Biden, në të cilin ai uron Serbinë dhe serbët për ditën kombëtare të vendit, që shënohet më 15 shkurt, ka alarmuar mediat serbe, që kanë raportuar se pavarësisht se bëhet fjalë për një urim për ditën e shtetësisë së Serbisë, që kryesisht është protokallar, mesazhi i dhënë përmes saj, është i qartë dhe i fortë.

Ky është urimi i parë për Serbinë që nga inaugurimi i Biden si president, dhe në këtë urim të parë, kërkohet zgjidhja e çështjes së Kosovës, përmes njohjes reciproke.

Leave A Reply

Your email address will not be published.