Biden uron Osmanin për ditën e pavarësisë së Kosovës

0 310

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Lidhjet mes dy popujve tanë mbetet të forta, bazuar në përkushtimin e përbashkët për vijimin e zhvillimit të Kosvës si dhe forcën tuaj të qëndrueshme si një vend sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik”.

Në letrën e tij, Presidenti amerikan ka shprehur gatishmërinë e tij që të punojë me qeverinë e re. “SHBA mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq, për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet ndër tjera në letrën e presidentit Joe Biden.

Leave A Reply

Your email address will not be published.