Bien ritmet e rritjes së popullsisë së Tiranës, për të dytin vit radhazi

0 42

Ritmet e rritjes së popullsisë në qarkun e Tiranës po bien me shpejtësi prej maturimit të migracionit të brendshëm dhe rritjes me ritme të larta të emigracionit jashtë.

Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Qarkut të Tiranës arriti në 1 janar 2022 me 919, 511 persona, 7032 më shumë se në janar 2021 me zgjerim 0.8%. Rënia e ritmeve të rritjes së popullsisë ne kryeqytet ka qenë e dukshme në dy vitet e fundit, ku nisi edhe përgjysmimi i zgjerimit.

Të dhënat mbi popullsinë tregojnë përqendrimin e lartë të popullsisë në qendër të vendit, duke vënë në vështirësi nevojat infrastrukturore. Qendra e vendit vijon të ketë infrastrukturën më të mangët rrugore në vend, përqendrimin të lartë të nxënësve në shkolla dhe ngarkesë të lartë të qendrave shëndetësore.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2022 tregojnë se vetëm një qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. iNSTAT evidentoi se uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet Gjirokastër (- 4,7 %), Berat (- 3,7 %) dhe Dibër (- 3,6 %).

Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme raportoi INSTAT.

Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19 mijë e 380 banorë të rinj dhe në vitin 2019 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Por në tre vitet 2018 dhe 2020 dhe 2021 shënohet një rënie e ndjeshme.

Sipas Anketës se Emigracionit Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019. Nga këto 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut të Tiranës kanë emigruar. Gjithashtu popullsia e Tiranës është në presionin e rënies së lindjeve.

Sakaq, investimet në ndërtimin e banesave në Tiranë, por rriten me shpejtësi, për të gjitha llojet, rezidenca, hotele dhe qendra tregtare.

Të dhënat e INSTAT për lejet e ndërtimit në vend treguan se sipërfaqja e dhënë për lejet ndërtimi në kryeqytet për gjithë vitin 2021 arriti në 1.65 milionë metra katror, duke shënuar nivelin më të lartë të paktën që nga viti 2010, kur raportohen të dhënat.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për leje është rritur me 47% teksa në vitin 2020 u vu re një frenim i lejeve të dhëna për shkak të kufizimeve të krijuara nga pandemia.

Në raport me vitin 2019, kur ishte shënuar rekordi i ri i dekadës së fundit, sipërfaqja e lejeve është rritur me 17%. Ndërsa në raport me 2015-n, viti kur u dhanë më pak leje, sipërfaqja është 7.4 fishuar.

Më 1 janar 2022 Tirana zë rreth 32,9 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,4 % dhe 10,0 % përkatësisht. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Leave A Reply

Your email address will not be published.