Bieta dhe Albani rrëfejnë si nisi historia e tyre e dashurisë

0 193

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi ishin mbrëmë të ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” në Top Channel, ku folën si asnjëherë më parë për nisjen e historisë së dashurisë. Ata gjithashtu zbuluan edhe detaje të tjera të bukura për lidhjen e tyre.

Moderatorja e njohur rrëfeu se ka qenë Dudushi, ai që i ka shprehur dashurinë teksa ndodheshin bashkë duke iu afruar duke i thënë: “Më merr shumë malli për ty”.

“Po e tregoj unë kështu për herë të parë. Albani është natyrë romantike, s’kishte si të ishte ndryshe. Një djalë që ka studiuar për dramë, një djalë shumë i lexuar, shumë i kultivuar në shijet e tij. Pjesën e propozimit e kam thënë. Ka qenë shumë i ëmbël, nuk është se ka qenë tradicional. Po ka qenë vetëm me një afrim tek veshi dhe ‘më merr shumë malli për ty’ thotë. Dhe ty në ato momente ta jep zemra ‘bam’. Por puthja nuk ndodhi aty”, tha Sulo.

Moderatorja e përshkroi si një moment shumë të sikletshëm teksa gazetari i njohur tregoi se e mori në telefon dhe i tha se fjalët e thëna i kishte me të vërtetë.

Javë më vonë Bieta tregoi se puthja e parë mes tyre ndodhi në makinë, në një ditë me shi. Duke qenë se kanë punuar së bashku, ata treguan se për punën kanë pasur shumë debate.

“Shpesh i bërtiste edhe vetëm Bietës që ta merrnin vesh të tjerët!“, tregoi Elona Duro që po ashtu ka bashkëpunuar me çiftin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.