Bilanc i përkeqësuar nga Covid-19, Tirana rekord për rastet aktive

0 394

Bilanci nga pandemia e Covid-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit është tragjik. Pesë jetë të humbura dhe 123 raste të reja, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë. Dr.Flutura Beqo, në deklaratën e përditshme për shtyp, tha se rastet aktive në qarkun e Tiranës janë 1285. Tre zona në kryeqytet konsiderohen si vatra të “nxehta” të përhapjes së Covid-19. Një mjeke infeksioniste gjatë një takimi me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zbuloi zonat. “Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit.

Rastet aktive

Tiranë-1285
Durrës-291
Shkodër-215
Fier-95
Vlorë-93
Lezhë-79
Korçë-75
Kukës-68
Elbasan-52
Berat-29
Dibër-28
Gjirokastër-25

Leave A Reply

Your email address will not be published.