Bilanci në 3 muaj/ 300 rrënjë kanabis, në pranga 10 persona

0 372

Në të shkuarën, Gjirokastra ishte një nga zonat më problematike në kultivimin e kanabisit, ndërsa sot sipas raportimeve të policisë kjo zonë po hiqet nga harta e kultivimit të drogës. Në tre muaj operacione policore kundër kultivimit të lëndëve narkotike në Gjirokastër janë sekuestruar veç 300 rrënjë kanabis.

Referuar të dhënave të autoriteteve vendore të policisë, kjo shpjegohet me faktin e ndërgjegjësimit nga njëra anë e individëve, por edhe me sensibilizimin është bërë nga autoritetet që mos të rezultojë më njollë e zezë.

Në territoret ku dyshohej se ishin mbjellë me kanabis si në Kurvelesh, Kalivaç apo dhe në Cepo, hapësirat me kanabis mungojnë ndërkohë që kanabisi i kapur deri më sot rezulton veçse në oborret e banesave dhe hapësira të vogla mes pyjeve të identifikuara nga ajri përmes droneve të policisë.

Nga ana tjetër, mësohet se në të gjitha aksionet e ndërmarra deri me sot nga Policia Vendore, janë vënë në pranga vetëm 10 persona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.