BILD: Fuqia e Putinit është rezultat i dobësisë sonë

0 174

Nga Johannes Boie, BILD

Gjatë viteve të fundit, Gjermania ka besuar vetëm te fuqia e diplomacisë. Por tipat si Putini nuk e çajnë kokën për diplomacinë. Ata të marrin seriozisht vetëm kur mban me vete një armë në valixhen diplomatike.

Kishte mjaftueshëm të dhëna se sa i rrezikshëm është Putini: pushtimi i Krimesë, rrëzimi i avionit të pasagjerëve MH17 me 298 viktima në vitin 2014.

Angela Merkel dhe shumë të tjerë e anashkaluan në mënyrë kriminale këtë.

Vitet e fundit, kushdo që vinte në dukje se Gjermania duhet të shpenzojë më shumë për armë, për ushtrinë e saj, fyhej si ‘ekstremist i djathtë’ apo si luftënxitës.

Gjermania ka dështuar vazhdimisht që të përmbushë detyrimet e saj ndaj NATO-s. Nëndetëset e ushtrisë shpesh notojnë vetëm disa qindra metra përpara se të rikthehen në port me defekt. Avionët gjermanë nuk fluturojnë në mënyrë të besueshme. Të gjitha projektet zgjasin me dekada.

Ndërkohë shtetet e tjera janë përmirësuar.

Shtete, që nuk kanë asgjë të përbashkët me ne. Kina, për shembull. Ky vend bleu një aeroplanmbajtëse njëzet vjet më parë, duke pretenduar se do e kthente në një kazino lundruese. Sigurisht më pas ajo nisi të lundronte në oqeanet e botës si aeroplanmbajtësja e parë e këtij vendi, e armatosur rëndë. Pasojat? Asnjë, kurrë.

Rusia gjithashtu ka investuar shumë në ushtrinë e saj. pse po e bëjnë këtë këto vende? Për të mbajtur ushtritë e tyre në shtëpi përgjithmonë? Ushtarët në kazerma dhe avionët në tokë?

Të dyja vendet kanë qenë të qarta në lidhje me planet e tyre të zgjerimit për një kohë të gjatë. Perëndimi preferoi ta injoronte këtë çështje.

Fuqia e Putinit është rezultat i dobësisë sonë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.