Billie Eilish ndalon koncertin për t’i ofruar ndihmën mjekësore fanses

0 214

Billie Eilish pati një moment gjatë koncertit të saj që është bërë virale në rrjetet sociale.

Fituesja e Grammy-t po performonte në State Farm Arena në turneun e saj botëror, kur ndaloi koncertin e saj për të ndihmuar një fanse në turmë. “A keni nevojë për një inhalator?” pyeti fillimisht Eilish shihet një vajzë që po qëndronte në publik. Pasi vuri re fansen e shqetësuar, Eilish ndaloi shfaqjen e saj dhe drejtoi stafin mjekësor që t’i jepte ndihmë dhe më pas u kërkoi të pranishmëve të tjerë të tërhiqeshin dhe ta linin personin në fjalë ta merrte veten.

Momenti u kap nga kamerat e shumta dhe u postua në rrjetet sociale. Në disa video shihet Eilish duke iu drejtuar sigurimit dhe u kërkon atyre të gjejnë një inhalator.

Kalojnë disa çaste ndërsa personeli kontrollon vajzën. Ndërkohë, sa i përket vajzës, ajo u duk se ishte mirë dhe qëndroi në publik. “Pres që njerëzit të jenë mirë përpara se të vazhdoj”, u tha këngëtarja fansave që kishin ardhur ta shihnin nga afër. Komenti i këngëtares bëri që publiku të fillonte të brohoriste me zë të lartë dhe ajo më pas vazhdoi koncertin e saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.