Biseda me Di Maio-n/ Basha: Italia do të jetë një partner kyç i PD-së në qeverisjen e vendin

0 347

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mësohet se ka pasur një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se është biseduar për Integrimin e vendit dhe Reformën Zgjedhore. Nga ana tjetër, Basha thotë se Italia do të jetë një partner kyç i PD-së në qeverisjen e vendin. ”E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit. Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët italianë luajnë një rol të rëndësishëm”.

Postimi i plotë

Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. E falenderova për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe për zërin e fortë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE.

Ministrin Di Maio e njoha me përfundimin e kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Miratimi sa më parë i reformës do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit. Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët italianë luajnë një rol të rëndësishëm

Leave A Reply

Your email address will not be published.