Bisedat online të Bashës me eurokomisionerët, reagon Edi Rama

0 308

Pas disa bisedave që kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi online me komisionerë të Bashkimit Evropian, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ai i quan ndërhyrje në fushatë elektorale nga ana e atyre që sipas tij paguhen nga taksat e popujve të Evropës.

”Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Evropës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE.

Në dijeninë time Komisioni Evropian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Evropës zgjedhin qeveritë e tyre”, -shkruan Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.