“Bisha nga Baltiku” godet Britaninë

0 317

Stuhia e ardhur nga Baltiku dhe Skandinavia ka goditur Britaninë me temperatura nën zëro, erë të fuqishme, reshje bore dhe shiu. Autoritetet meteorologjike në Britani kanë parashikuar reshje dëbore deri të mërkurën e ardhshme në lindje të Anglisë. Dëbora e madhe e rënë në Skoci ka bllokuar të paktën 20 automjete, mes të cilëve edhe një autobus. Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë automjetet të mbuluara nga bora. Një tjetër problem i madh pritet të shkaktohet edhe në shpërndarjen e dozave të vaksinës ndaj Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.