Bjellorusi, 84 vjeçari në krye të protestave për zgjedhje të lira

0 54

Të rinj dhe të moshuar në rrugicat dikur të heshtura të Minskit, brohorasin me krenari në kërkim të lirisë së munguar. Sergey Valitskiy, 84-vjeçari bjellorus i cili gjatë ditëve të para të protestave u dha ushqime falas të rinjve, ndërsa që prej 9 gushtit ka dalë çdo ditë në protestë.

”Unë jam tejet krenar që fëmijët dhe nipat e mi po marrin pjesë në protesta dhe demostrata, unë i mbështes në këtë gjë dhe do të jem me ta deri në fund”,-thotë Sergey. Teksa nuk nguron ta shfaqë krenarinë për fëmijët tij, ai është i bindur se regjimit të presidentit Lukashenko po i afron fundi.

”Zgjedhjet presidenciale ishin të manipuluara totalisht, është e pamundur të mendosh një procedurë më poshtëruese dhe mosmarrje në konsideratë të mendimit të njerëzve. Kjo nxiti shpërthimin e protestave masive, të cilët kanë pjesëmarrjen e të rinjve dhe të moshuarve, gjyshër dhe gjyshe. Sepse situata ku jemi ne s’durohet dot më”, tha profesori.

Leave A Reply

Your email address will not be published.