Blerja e votave nga PS-ja në qarkun e Durrësit, Paloka denoncon me emra

0 320

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesi i fushatës së PD-së në Durrës, Edi Paloka ka denoncuar me emra konkretë fushatën e blerjes së votave nga ana e PS-së në këtë qark. Sipas tij, po u bëhet presion qytetarëve në këmbim të votave. Në krye të skemës ku ndërthuret krimi me blerjen e votave, Për Palokën është kreu i OSHE-së, Ardian Çela.

”PS ka një sistem ku ndërthuret krimi me paranë e pisët dhe blerjen e votës. Është e vetmja skemë prandaj nuk bëjnë takime apo fushatë, nuk kanë program. Në Durrës, në krye të kësaj skeme është Ardian Çela, që ka sekserë dhe punonjës të OSHE-së apo sekserë të OSHE si Artur Feta, që nuk është as funksionar i shtetit, por sekser që ndan tenderat me Çelën dhe i caktuar në zonën e Durrësit me të vetmen detyrë ndarjen e parave te familjet që do pranojnë të shesin votën. Kjo është skema e tyre”,-tha në ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, Paloka theksoi se qeveria po u bën presion qytetarëve edhe me marrjen e të dhënave të votuesve. Ai tha se të gjithë këta do të mbajnë përgjegjësi edhe sikur të mos veprojë SPAK apo prokuroria. Ai u shpreh optimist për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. ”Pozitive është fryma dhe shenjat e qarta të fitores së PD-së. Në çdo moment e ndjen në terren. Është si një dallgë që deri më 25 prill do të jetë një cunami”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.