Blero për Afronën: Urime ditëlindjen frymëmarrja ime

0 379

Blogerja nga Kosova e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Afrona Dika, ditën e sotme (e diel) feston datëlindjen. Një urim të veçantë me këtë rast i bëri bashkëshorti i saj, këngëtari Blero Muharremi, ndërsa zgjodhi fjalët më të bukura për të shprehur dashurinë dhe respektin që ka ndaj saj.

Ai thekson se është me fat që gjatë jetës ka takuar një person të tillë, duke shpresuar që dashuria e tyre të vazhdojë akoma siç është tani. “Dashuri, krenari dhe plot fat jam përmbushun nga ty gruaja ime. Ti je njeriu më i mirë që kam njohur ndonjëherë, ti je e përmbushur me edukatë dhe dashuri familjare”.

Afrona dhe Blero ndërkohë janë martuar gjatë vitit të kaluar në një ceremoni luksoze në Shqipëri. Të njëjtit vazhdojnë të jenë çift shumë i pëlqyer në showbizin shqiptar, ndërsa artisti komentohet mjaft shumë edhe për projektet e tij muzikore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.