Blinken: Lufta ruse po dështon, Ukraina po shënon sukses

0 43

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në kryeqytetin ukrainas të Kievit të dielën, ku u takuan me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas, duke i bërë ata zyrtarët e nivelit më të lartë amerikan që kanë udhëtuar në vend që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Pas një vizite në Kiev, Sekretari amerikan i Shtetit Blinken tha se Rusia po dështon në qëllimet e saj në Ukrainë ndërsa Kievi po ia del.

“Ukrainasit po rezistojnë fort dhe po e bëjnë me mbështetjen që ne kemi koordinuar nga e gjithë bota. Strategjia që kemi vënë në jetë, me më shumë se 30 vende të angazhuara në këto përpjekje, po jep rezultate. Ne po shohim se qëllimi i luftës ruse po dështon dhe Ukraina po shënon sukses. Nuk e dimë se si do të zhvillohet pjesa tjetër e luftës, por e dimë se Ukraina sovrane do të rezistojë më gjatë sesa Vladimir Putin”, tha Blinken.

Ata i thanë presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelensky, dhe këshilltarëve të tij se SHBA-ja do të siguronte më shumë se 300 milionë dollarë financim ushtarak dhe se kishte miratuar një shitje municioni prej 165 milionë dollarësh.

Ne patëm një mundësi për të demonstruar drejtpërdrejt mbështetjen tonë të fortë të vazhdueshme për qeverinë dhe popullin ukrainas. Ky ishte, sipas gjykimit tonë, një moment i rëndësishëm për të qenë aty për të pasur biseda ballë për ballë në detaje”, u tha Blinken gazetarëve të hënën pranë kufirit polako-ukrainas.

Leave A Reply

Your email address will not be published.