Blinken: Ukraina nuk do të përdorë armë në territorin rus

0 25

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Uashington.

Blinken tha se Ukraina kishte dhënë garanci se nuk do të përdorë sistemet e armëve me rreze të gjatë të ofruara nga Uashingtoni kundër objektivave në territorin rus.

Ai iu përgjigj pyetjes se çfarë mund të bëhet për të zvogëluar rreziqet e përshkallëzimit pasi Shtetet e Bashkuara i ofrojnë Ukrainës sisteme armësh me rreze të gjatë.

Blinken tha se lufta në Ukrainë “mund të përfundojë nesër” nëse Rusia vendos t’i japë fund agresionit të saj.

“Por ne nuk shohim asnjë shenjë për këtë tani”- shtoi ai.

Blinken tha se ka të ngjarë të ketë ende “shumë muaj konflikt” ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj në lindje të Ukrainës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.