Blue Ivy, zyrtarisht në hapat e së ëmës (VIDEO)

0 309

Blue Ivy Carter, vetëm 8-vjeç është nominuar për herë të parë për një çmim nga BET Award (shfaqje që i dedikohet afro-amerikanëve dhe minoriteteve të tjera me ngjyrë në Amerikë, për të vlerësuar arritjet e tyre në muzike, aktrim, sport dhe fusha të tjera përgjatë një viti)!

Sipas Entertainment Tonight, vajza e madhe e Beyonce dhe Jay Z ka marrë nominimin për çmimin e saj të parë, për pjesëmarrjen në këngën e së ëmës, Brown Skin Girl, pjesë e filmit “The Lion King”.

Kjo këngë është e nominuar për çmimin “BET Her” dhe mund ta quajmë pa frikë çmimin e parë të vërtetë të yllit 8-vjeçar. Shfaqja ”BET Awards” do të mbahet më 28 qershor dhe me siguri, Blue Ivy po bën prova.

Leave A Reply

Your email address will not be published.