Boçi: Besa Shahini, si e ëma e Zeqos majë Youtube-it. 11 pyetje për fatin e vitit të ri shkollor

0 327

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar sërish për çështjen e arsimit. Dje ministrja e arsimit, besa Shahini tha se është në dorën e Task-Forcës për pandeminë e Covid-19, që të vendos se çfarë do të bëhet me vitin e ri shkollor. Ish-deputeti thotë se Task-Forca e famshme, ka si qëllim bllokimin e çdo lëvizje të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të tjera. ”Shahini në vend të fliste për Task-Forcën e të jepte këshillën “mbani maskën”, duhet të fliste bashkë me Ramën, për masat konkrete të Ministrisë së saj e Qeverisë, pavarësisht vendimit të “imagjinares” Task-Forcë”. nisur nga situata, Boçi ka parashtuar edhe 11 pyetje për ministren.

Postimi i plotë

Shahini si gjithmonë e ndriti me përgjigjen për mënyrën e fillimit të vitit shkollor. Foli por nuk tha asgjë! “Si e ëma e Zeqos majë Youtube-it” Ngatërroi më shumë se sa sqaroi. Bishtnoi më shumë se sa u përgjigj. Ia la topin Task forcës, asaj “me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare”- siç rrihte gjoksin Rama. Task forca pra, ajo që ose nuk orienton testime masive e nuk gjurmon rastet, ose lejon përdorimin tamponëve jo rezultativë. Task forca e famshme, rezultati i punës së cilës është bllokimi i çdo lëvizje të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të tjera.
Por Shahini në vend të fliste për Task forcën e të jepte këshillën “mbani maskën”, duhet të fliste bashkë me Ramën, për masat konkrete të Ministrisë së saj e Qeverisë, pavarësisht vendimit të “imagjinares” Task forcë.

Duhet t’i sqaronte nxënësit, mësuesit, prindërit, opinionin se nëse mësimi bëhet online:

– Ku janë platformat e dedikuara për ciklet e ndryshme të arsimit parauniversitar, apo do vazhdohet me muhabete të detyruara në rrjete sociale e shfaqe në RTSH?

– Cilat janë masat për të shmangur dështimin e vitit të kaluar dhe kompesimin e boshllëqeve të krijuara në transmetimin e dijes?

– Ku kanë shkuar dhe ku janë 3.5 milion eurot dhe 6000 tabletat, bashkë më klasat dixhitale që nuk funksionuan asnjëherë përgjatë vitit të kaluar?

– Ku janë programet dhe kurrikulat e standartizuara e certifikuara sipas mënyrës online dhe sipas grupmoshave e cikleve arsimore, apo kualifikimet e premtuara të mësuesve për këtë mësim?

– Si do bëhet asistimi dhe mbështetja e fëmijëve nga prindërit tashmë në aktivitet punësimi?

– Sa janë investimet infrastrukturore nga qeveria, për të siguruar një mësim në distancë efikas me parametra të certifikuar evropinë?

– Sa është fondi për familjet në nevojë dhe ato me ndihmë ekonomike, që fëmijët e tyre të mund të kenë akses në paisje smart dhe internet, kur dihet që, sipas raportit të BB, 40% e familjeve shqiptare jetojnë me vetëm 5.5 dollarë në ditë?

Nëse mësimi do të jetë në shkolla:

– Në sa shkolla është ndërhyrë për t’i mirëmbajtur e përshtatur ato me kushtet e reja higjeno-sanitare, për respektimin e protokolleve të sigurisë, sipas orientimeve të OBSH për covid-19?

– Si është bërë organizimi dhe shpërndarja e klasave dhe e mësuesve dhe a është investuar shtimi i tyre, kur dihet që ka më shumë nevojë për hapësirë e më shumë burime njerëzore?

– Sa është fondi i vënë në dispozicion për familjet të cilat nuk kanë mundësi financiare për të përballuar shpenzimet ditore të përballjes me pandeminë?

– Si do të bëhet shpërndarja e teksteve dhe mënyra e përballimit të kostos së tyre në kushtet e varfërimit progresiv të familjeve shqiptare?

E këto kërkojnë punë, përkushtim e financa dhe jo pushime e të folme nga maja e Youtub-it.

Leave A Reply

Your email address will not be published.