Boçi: SHBA kërkon konsensus. Mosbindje, kurthi i Ramës ka dy anë

0 334

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zbuloi këtë të mërkurë diskutimet gjatë takimeve me kreun e shtetit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Për ish-deputetin e PD-së, Luçiano Boçi, ambasadorja nuk ka dhënë as “bekim” dhe as “mallkim” për seancën e 30 Korrikut, ku PS-ja duhet se vijon të mos tërhiqet për ndryshimin e Kushtetutës.

Në një prononcim për “Koha Jonë”, ai thotë se kryeministri Edi Rama po tenton të marrë pushtet me dhunë kushtetuese me një parlament ilegjitim. ”Ramës nesër mund t’i teket me lolot e parlamentit që t’i ndryshojë dhe emrin Shqipërisë në Ramastan dhe ne si qytetarë nuk duhet të rrimë e të vështrojmë sa romantike i duket të tjerëve kjo”.

Nga ana tjetër, Boçi nënvizon se përgjegjësia e Opozitës së Bashkuar, është të mos bien në kurthin e Ramës që ka dy anë. “Nuk duhet të pranojmë ndryshimin e pisët të rregullave të lojës në prag të lojës dhe as duhet t’i japim uzurpatorit të kushtetutës arsyen për ta paraqitur opozitën si të vetëpërjashtuar nga sistemi. Opozita nuk tërhiqet nga kërkesa e beteja e saj për lista të hapura 100% dhe mosndalim të koalicioneve parazgjedhore”.

Prononcimi i plotë

Kryeministri Edi Rama po tenton të marrë pushtet me dhunë kushtetuese me një parlament ilegjitim. Dhunimi i Kushtetutës ka mbërritur në një pikë të patolerueshme dhe duhet ndalur. Ramës nesër mund t’i teket me lolot e parlamentit që t’i ndryshojë dhe emrin Shqipërisë në Ramastan dhe ne si qytetarë nuk duhet të rrimë e të vështrojmë sa romantike i duket të tjerëve kjo.

Ambasadorja nuk ka dhënë as “bekim” dhe as “mallkim” për seancën. Me gjuhë diplomatike duke vlerësuar vendin e opozitës në elektorat, ajo ka paralajmëruar Ramën për arritje konsensusi politik. Përndryshe nëse demokracia na qenka një sistem pa rregulla e dhunë kushtetuese pse na u dashka bindje ndaj kaosit.

Përgjegjësia jonë është të mos biem në kurthin e Ramës që ka dy anë. Nuk duhet të pranojmë ndryshimin e pisët të rregullave të lojës në prag të lojës dhe as duhet t’i japim uzurpatorit të kushtetutës arsyen për ta paraqitur opozitën si të vetëpërjashtuar nga sistemi. Opozita nuk tërhiqet nga kërkesa dhe beteja e saj për lista të hapura 100% dhe mosndalim të koalicioneve parazgjedhore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.