Bora Zemani “e djeg” për Shën Valentin

0 155

Shën Valentini nuk është festë vetëm për partnerin/partneren por për këdo që ju mbush me dashuri. Këtë gjë tregoi dhe moderatorja Bora Zemani, e cila mbrëmjen e 14 shkurt e kaloi vetëm me mikeshat.

Gjithnjë e kuruar dhe e buzëqeshur, moderatorja ka zgjedhur ta festojë ditën e të dashuruarve me mikeshat e saj. Duket se historia e saj me Donaldin tashmë i përket të shkuarës dhe si një nga vajzat single më seksi, ajo e ka kaluar Shën Valentinin me mikeshat, në një darkë tërësisht femërore.

Nga ana tjetër, kujtojmë se historia e Bora Zemanit me Donald Veshajn ka qenë ndër më të komentuarat në Big Brother. Vetë ajo ka qëndruar shumë e rezervuar dhe nuk ka reaguar edhe pse është përmendur shpesh herë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.