Borë me ngjyrë rozë, fenomeni i rrallë që ndodhi në…(VIDEO)

0 370

Nuk kishte ndodhur asnjëherë në Itali por tani borë me ngjyrë rozë është parë në akullnajën Presena në veri të vendit. Nëse përmes efekteve të ndryshme në celularët tanë mund të bëjnë mjaft ndryshime që nuk ndodhin në jetën reale, kjo akullnajë në Presena të Italisë ka mahnitur shumë njerëz në mbarë botën.

Akulli i kthyer në ngjyrë rozë është një fenomen i rrallë që të bën ta shohësh më shumë se një herë që të besosh nëse reale apo jo.

Në fakt është rale dhe thuhet se fenomeni është shkaktuar nga një algë që shumohet kur bora shkrin, duke i dhënë në të njëjtën kohë akullit ngjyrën rozë. Alga në anën tjetër, rrit shpejtësinë me të cilën bora shkrin duke përshpejtuar absorbimin e rrezatimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.