Boris Johnson tronditet nga vala e dorëheqjeve

0 214

Kryeministri Boris Johnson është tronditur nga një sërë dorëheqjesh nga ekipi i tij i ndihmësve.

Këshilltarja e politikave Elena Narozanski është e fundit që u largua nga detyra pasi 4 anëtarë të lartë të stafit u larguan të enjten.

Drejtuesja e politikave e Boris Johnson, Munira Mirza, ishte e para që u largua, e ndjekur nga shefi i komunikimit Jack Doyle.

Kryeministri po lufton për të shpëtuar postin e tij të kryeministrit ndërsa deputetët konservatorë mendojnë se do ta largojnë atë për shkak të pjesëmarrjes së tij në një festë gjatë peridhës së mbylljes.

BBC shkruan se dorëheqja e Munira Merza është cilësuar nga shtypi britanik si një “goditje e madhe” për Johnson, pasi ajo ka qenë këshilltarja e tij më besnike për 14 vite.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.