Bota duhet të shqetësohet nga studimi: Covid-19 pengon prodhimin e spermës

0 375

Bota duhet të shqetësohet nga studimi italian, pasi Covid-19 është gjetur në spermën e 15% të pacientëve të cilët kanë rezultuar pozitivë, e si pasojë kjo ndikon në prodhimin e testosteronit dhe spermës. ”Prania e patogjenit në spermë mund të shkaktojë një gjendje inflamatore në baza vaskulare “e cila shkakton të njëjtat simptoma si orkiti”, shkruan Shoqata Italiane e Urologjisë.

Orkiti është një inflamacion i testikujve që lidhet zakonisht me virusin e shytave i karakterizuar nga dhimbje dhe ënjtje të testikujve. Ekspertët thonë se këto kushte mund të vërehen edhe në një pjesë të pacientëve me Covid-19, të cilët kanë skuqje të skrotumit. Kjo situatë, në planin afatgjatë, mund të krijojë kushte për hipogonadizëm që ndikon në në prodhimin e testosteronit.

SIU thotë se aktualisht janë vetëm të dhëna paraprake, pasi hetimet janë ende në vazhdim dhe numri i pacientëve të përfshirë është ende i kufizuar. “Deri më tani ka pak hetime të kryera dhe pak mostra të pacientëve , për të konstatuar praninë e virusit në lëngun seminal. Rezultatet e marra deri më tani janë gjithashtu kontradiktore. Të dhënat aktualisht të disponueshme nuk kanë një vlefshmëri shkencore objektive”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.