Bota në luftë me Covid-19/ Soriot: Vaksina gati në fund të vitit, kushton..

0 361

Shifrat e të prekurëve dhe viktimave nga pandemia e koronavirusit vetëm shtohen por një lajm i mirë nga nga Britania. Kompania farmaceutike AstraZeneca, planifikon të lëshojë vaksinën në treg kundër Covid-19 deri në fund të vitit, e cila, siç njoftoi presidenti i kompanisë Pascal Soriot, do të kushtojë 2.5 euro.

Soriot ka thënë për mediat e huaja se qëllimi i kompanisë është që vaksina të vihet në dispozicion të të gjithë njerëzve. AstraZeneca shpreson që vaksina për të cilën po punojnë shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, do të prodhohet deri në fund të vitit 2020 dhe sipas tij mund të jetë gati edhe më herët se fundi i viti nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet.

Rezultati i fazës së tretë të testimit pritet në vjeshtë, dhe nëse është i suksesshëm, atëherë vaksina mund të prodhohet në masë dhe të lëshohet në treg.

Leave A Reply

Your email address will not be published.